Lufta në Ukrainë, FSHF e gatshme të strehojë familjet e futbollistëve ukrainas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mbyllje të punimeve të sotme të Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit, zëvendëspresidenti, Edvin Libohova, shpjegoi që qeveria e futbollit shqiptar i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Federatës Ukrainase për të strehuar në vendin tonë familjet e sportistëve të këtij vendin.

“Federata Shqiptare e Futbollit është solidarizuar me situatën e vështirë që po kalon populli i Ukrainës dhe në mbështetje të luftës së drejtë të ukrainasve, kemi shfaqur gatishmërinë tonë për të strehuar për një periudhë të pacaktuar një numër të caktuar të familjeve të sportistëve apo futbollistëve të Ukrainës.

Na ka ardhur një kërkesë nga Federata e Ukrainës, kështu që kemi dhënë gatishmërinë për t’i mbështetur. Ftoj edhe klubet pjesëmarrëse të solidarizohen me këtë nismë.”

Share This Article