ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare 4 hours ago
Sekretari i ri i Brendshëm kërcënon të pezullojë vizat nëse vendet nuk bien dakord të pranojnë mbrapsht emigrantët 7 hours ago
Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut 8 hours ago
Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma 8 hours ago
“Dogji” gomat në autostradat çeke, pas 6 vitesh kapet shoferi i “Ferrari-t” 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Saga e atit që “rrnoi për me tregue”

albnews by albnews
30 August, 2019
in Albania
0
Saga e atit që “rrnoi për me tregue”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Plot 95 vjet më parë, Luke Mria kishte sjellë në jetë atë që më vonë do të fitonte aurën e njërit prej françeskanëve më të kulturuar të Shqipërisë. At Zef Pllumi, që “rrnoi për me tregue”, kaloi plot 26 vjet në burgjet komuniste në Shqipëri. Në tregimin autobiografik “Saga e fëmijënisë”, padër Zefi tregonte se kishte lindur teksa familja e tij veronte në malet e Shkrelit.

“…ishte fundi i verës 1924. Familja si gjithmonë kishte dalë me verue ndër bjeshkët e nalta të Shqipnisë e gjindej prani nji liqeni alpin, aty ku u kufizojshin Malsia e Madhe e Dukagjini. Vendi quhej ‘Tërthorja e Bogës’ në nji naltësi mbi 1600 metër. Mbas mesdite nana eme e pa se duhej gatue bukë tjetër. Tue kenë se kunata e saj, nana Lulë, që ishte zojë shtëpie, kishte ra me pushue, dada muer tojen e sakicen e vogel për me pre nji barrë me dru aty poshtë prozhmit mbi stanet e shaljanve. Mbasi bani nji barrë dru, ndërsa po përgatitej me e lidhë, e kapën dhima të forta. U kujtue mirë. Muer sakicen e vogël me vedi e hini diku mes shkurreve e kërkoi nji cop vend që të kishte sa ma shumë dushk. Aty linda. Ajo me sakicen e vogël ma preu kërthizen e më lidhi, siç kishte ndihmue kush e di sa herë gra të tjera n’aso rastesh.”

Si datë e lindjes së tij u shënua 28 gushti i vitit 1924. Kjo datë të mërkurën është shënuar edhe me një aktivitet në Muzeun Kombëtar në Tiranë. Ndërkaq presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka cilësuar Zef Pllumin si simbol të humanizmit dhe sakrificës në emër të vlerave hyjnore, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

RelatedPosts

Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër

Rëndohet bilanci i ngjarjes në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Breshëri plumbash në një lokal në Shkodër, një i vrarë dhe disa plagosur

“Në 95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit, udhëheqësit të ndritur shpirtëror, simbolit të humanizmit dhe sakrificës së paharruar në emër të vlerave hyjnore, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, ne përkujtojmë sot me nderim e respekt të thellë veprën e jashtëzakonshme dhe porositë e tij të urta për një Shqipëri më të drejtë dhe më humane, ku respektohen të drejtat e liritë themelore të njeriut”, ka shkruar kreu i shtetit shqiptar. Sipas presidentit Meta, veprat dhe dëshmitë e at Pllumit ndihmojnë për të luftuar çdo të keqe dhe formë despotike që na largon nga Evropa e bashkuar.

“’Rrno vetëm për me tregue’, veprat dhe dëshmitë e tij të tjera rrëqethëse për krimet dhe monstruozitetin e regjimit komunist, mbeten gjithmonë aktuale si udhërrëfyes, jo vetëm për të njohur me transparencë të kaluarën tonë dhe për të mos ta harruar kurrë atë, por edhe për të na ndihmuar për të luftuar çdo të keqe dhe formë despotike që na largon nga Evropa e Bashkuar dhe synon ta kthejë Shqipërinë 30 vjet pas”.

Në vitin 1931, në moshën shtatëvjeçare, Zefi i vogël hyri në Kolegjin Françeskan të Shkodrës, ku jepnin mësime personalitete të shquara të jetës fetare e kulturore të Shqipërisë së kohës si Gjergj Fishta, Anton Harapi, Martin Gjoka, Marin Sirdani e Gjon Shllaku. I diplomuar më 1944, Pllumi kishte qenë një prej bashkëpunëtorëve të revistës “Hylli i Dritës”. Ishte vetëm 22 vjeç kur ai u arrestua nga regjimi komunist dhe u dënua me 3 vjet burg, të cilat i vuajti fillimisht në Burgun e Shkodrës e më pas në kampet e Myzeqesë dhe Maliqit. Qelinë, ku i vuajti vitet e dënimit plot tmerre e përjetime të pashembullta, Zefi e përshkruante si dhomë “5 metër të gjanë dhe 2.20 të gjatë ishim 30 vetë” Pas lirimit nga burgu, Pllumi punoi në Muzeun e Shkodrës, kurse më pas për 10 vjet me radhë shërbeu si prift në Shosh. Më 1967, ai do të arrestohej për herë të dytë për t’u burgosur 23 vjet. Vdiq më 25 shtator 2007.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare

Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare

8 September, 2025
Sekretari i ri i Brendshëm kërcënon të pezullojë vizat nëse vendet nuk bien dakord të pranojnë mbrapsht emigrantët

Sekretari i ri i Brendshëm kërcënon të pezullojë vizat nëse vendet nuk bien dakord të pranojnë mbrapsht emigrantët

8 September, 2025
Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut

Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut

8 September, 2025
Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma

Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma

8 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result