Fushata e PS në Rrogozhinë, Rama: Janë bërë punë, Të tjerët e kanë mendjen te njëri-tjetri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Rrogozhina, ku ishte i pranishëm bashkë me figura të tjera të rëndësishme të Partisë Socialiste, kryeministri Rama u bëri thirrje banorëve që të mbështesin Edison Memollën për zgjedhjet e 6 marsit në këtë bashki.

Duke thumbuar opozitën, Rama shtoi Memolla është alternativa e vetme për drejtimin e Bashkisë.

 “Këtu nuk është se Edisoni do bëjë mrekulli, por ai është dikush që është në dispozicion të komunitetit për të qenë një shërbëtor i mirë. Për të administruar kontributet modeste të komunitetit, fondet e qeverisë.

Këtu janë bërë disa punë për t’u çmuar. Nuk i njoh kandidatët e tjerë. Ata nuk vijnë për të bërë ndonjë punë, por për të eliminuar njëri tjetrin. Brava dhe vareja. Nëse doni një Bravë për Rrogozhinën merreni dhe mbajeni”, tha mes të tjerash Edi Rama.

Share This Article