“Luftë me Rusinë? NATO duhet të mendojë të gjitha opsionet!”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Letonisë thotë se NATO duhet t’i mendojë të gjitha opsionet, kur u pyet për mundësinë e konfliktit të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Edgars Rinkēvičs tha për BBC se qeveritë e shteteve të aleancës nuk duhet të përjashtojnë asnjë masë për të ndaluar pushtimin e Ukrainës. Ai shtoi se vendet e NATO-s duhet të japin mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën dhe të paktën të mbyllin qiejt, për t’u mbrojtur nga Rusia.

“Mendoj se duhet të marrim në konsideratë të gjithë opsionet, por duhet të kuptojmë edhe se, le të themi, politikat e NATO-s mund të zbatohen vetëm nëse të gjithë shtetet bien dakord”.

I pyetur nëse NATO mund të detyrohet që të arrijë një marrëveshje jo edhe aq të pëlqyeshme me Rusinë, ai u përgjigj: “Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi. Prandaj them se nuk duhet të përjashtojmë asnjë opsion”.

Share This Article