ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Bota

Fareed Zakaria: Sanksionet që vërtet do ta ndalonin Putinin!

albnews by albnews
6 March, 2022
in Bota, Opinion
0
E zbulon Britania: Forcat ruse nuk ishin përgatitur për luftë në Ukrainë, Putin mendonte se kishte ushtrinë…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Farid Zakaria

Beteja nisi. Tani të shohim kush do të fitojë. Presidenti Biden ka rekrutuar jo vetëm Perëndimin, por edhe pjesën më të madhe të botës. Ai ka njoftuar sanksionet më të ashpra që janë vendosur ndonjëherë ndaj një ekonomie të madhe. Rezultatet janë tashmë të dukshme. Tregu i aksioneve të Rusisë dhe rubla po rrënohen.

RelatedPosts

Evropa lëviz për sanksione ndaj Iranit, rriten tensionet diplomatike

Zelensky bisedë telefonike me Erdogan: Turqia, rol kyç në garantimin e sigurisë së Ukrainës

Merz: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt s’ka për të ndodhur

Por pavarësisht kësaj, sanksionet ekonomike rrallë e kanë detyruar një vend të ndryshojë rrugë, e aq më tepër të shkaktojnë rënien e regjimit. Në ato pak raste kur kanë pasur ndonjë efekt – Afrika e Jugut me aparteidin, Irani me pasurimin e tij bërthamor – sanksionet zakonisht zbatoheshin gjerësisht dhe ishin gjithëpërfshirëse. Për shkak se vendet kyçe, përfshirë Kinën, Indinë dhe shtetet e Gjirit nuk ka gjasa ta bojkotojnë Rusinë, sanksioneve do t’u mungojë kjo goditje afatgjatë.

Ekziston një rrugë për t’ia prishur planet të presidentit rus Vladimir Putin: sanksionimi i industrisë së naftës dhe gazit të Rusisë. Kjo është “pata me vezët e arta” e Putinit, burimi i pasurisë së shtetit të tij dhe arsyeja që ai beson se mund të përballojë çdo stuhi. Deri më tani, jo vetëm që kanë mbetur të paprekura, por sanksionet financiare janë projektuar me kujdes për t’i lënë hapësirë Rusisë që të vazhdojë t’i shesë energji botës.

Ideja që qarkullon është se Perëndimi nuk mund të sanksionojë energjinë ruse, sepse do të shkaktonte një krizë energjetike sipas asaj që ndodhi në vitet 1970, e cila do të shkaktonte pakënaqësi të thellë. Por situata nuk është aspak analoge me gjendjen e vështirë të viteve 1970. Sot, Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në botë. Mund të rrisin prodhimin dhe eksportet dhe të ndihmojnë në hapjen e pikave në vende të tjera. Presidenti Bajden është i shqetësuar se mund të duket siç u duk atëherë ish-presidenti Xhimi Karter, por pozita e tij e pushtetit i ngjan më shumë asaj të mbretit të Arabisë Saudite.

Biden duhet të njoftojë se është i gatshëm t’i përgjigjet kësaj sfide gjigande ndaj rendit botëror duke përshpejtuar prodhimin dhe eksportin e naftës amerikane me qëllim zëvendësimin e energjisë ruse.

Ai duhet të nxisë rregullatorë e gazit natyror që të shtojnë prodhimin dhe të ndihmojë më shumë me financimin e gazit natyror të lëngshëm, në mënyrë që ai të dërgohet në Evropë. Ai gjithashtu duhet të inkurajojë vende të tilla si Japonia dhe Koreja e Jugut që të dërgojnë më shumë nga gazi i tyre natyror i lëngshëm në Evropë. (Ata kanë burime alternative të energjisë.) Disa nga këto do të kërkojnë kohë, por tregjet do të reagojnë ndaj sinjaleve dhe furnizimeve të reja – dhe çmimet do të bien.

Por kjo nuk do të mjaftojë. Bajden duhet të ndihmojë gjithashtu në zhbllokimin e dy burimeve të mëdha të naftës. që aktualisht nuk po dalin në treg aq shpejt ose në sasi të mjaftueshme. Ai duhet të pezullojë sanksionet e ish-presidentit Donald Trump ndaj Venezuelës dhe Iranit. Nëse është e mundur, Uashingtoni duhet të punojë me Iranin për të mbyllur disa boshllëqe të mbetura dhe për të rihyrë në marrëveshjen bërthamore, e cila do të sillte të gjithë naftën e Iranit në treg. Dhe Biden duhet të kontaktojë personalisht me Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite dhe Mohammed bin Zayed të Emirateve të Bashkuara Arabe (të cilët të dy ndihen të padëshiruar nga Uashingtoni këto ditë), të rregullojë marrëdhëniet me ta dhe t’u kërkojë atyre të rrisin prodhimin – gjë që shtetet e Gjirit mund të bëjnë më së miri në një kohë të shkurtër.

Më duket sikur i dëgjoj që tani të gjitha kundërshtimet nga e djathta dhe nga e majta. Më lejoni të trajtoj disa prej tyre. Pjesa më e madhe e kësaj nafte dhe gazi thjesht do të zëvendësohet me energjinë (e ndaluar) ruse, kështu që nuk ka gjasa të shkaktojë emetime neto më të larta. Madje ka një përfitim mjedisor. Gazi amerikan lëshon më pak metan se gazi rus dhe prodhimi i naftës në SHBA është më pak i dëmshëm për mjedisin, sesa prodhimi rus. Mund të rezultojë që vende si Gjermania të përdorë më pak qymyr, lëndë djegëse më ndotëse për atmosferën në çdo aspekt. Në fakt, mënyra më e mirë për të ulur emetimet e karbonit në afat të shkurtër – me teknologjitë aktuale – është zëvendësimi i qymyrit me gaz natyror.

Të gjitha këto masa kanë anët negative – disa simbolike, disa reale. Por të qeverisësh do të thotë të zgjedhësh, dhe të qeverisësh në një krizë, është të bësh zgjedhje të vështira dhe të dhimbshme. Vendi që e ka kuptuar më mirë këtë është Gjermania. Ajo pezulloi gazsjellësin Nord Stream 2, njoftoi planet për të ndërtuar dy terminale të rinj për të marrë gaz natyror të lëngshëm dhe pranoi se mund t’i duhet të përdorë më shumë qymyr dhe të zgjasë jetën e centraleve të saj bërthamore që ishin planifikuar të mbylleshin. Këto politika vijnë nga një qeveri koalicioni, partneri i dytë më i rëndësishëm i së cilës është Partia e Gjelbër, e cila historikisht ka qenë agresive në pikëpamjet mjedisore.

Administrata Bajden ka thënë se interesat sot për këtë çështje, nuk mund të jenë më të larta. Dhe ka të drejtë. Nëse agresioni i Putinit ka sukses, ne do të jetojmë në një botë tjetër. Pra, le të sigurohemi që ai nuk e bën këtë.

Kur Adolf Hitleri sulmoi Bashkimin Sovjetik, Winston Churchill, një antikomunist i përjetshëm dhe i tërbuar, tha se nëse Hitleri do të pushtonte ferrin, ai (Churchill) do të kishte gjetur diçka të këndshme për të thënë për Djallin. Gjithçka që duhet të bëjmë është të ndërmarrim disa hapa për të mbështetur energjinë që nuk vjen nga Rusia, dhe kjo tendencë në politikat ekonomike mund të shndërrohet në një armë vdekjeprurëse, që godet bash në thembrën e Akilit.


Fareed Zakaria, është autor i emisionit GPS në CNN dhe kolumnist në Washington Post, shkrimi u përshtat nga Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Rita Ora, motra e saj Elena dhe Dua Lipa në listën e 100 londinezëve më seksi

Rita Ora, motra e saj Elena dhe Dua Lipa në listën e 100 londinezëve më seksi

28 August, 2025
Akuzohen për spiunazh/ Mediat kroate nxjerrin detaje, e dyshuara bashkëpunëtore e Radivojeviç, i përfshirë në sulmin e Banjskës! Çfarë diskutonin mes tyre

Akuzohen për spiunazh/ Mediat kroate nxjerrin detaje, e dyshuara bashkëpunëtore e Radivojeviç, i përfshirë në sulmin e Banjskës! Çfarë diskutonin mes tyre

28 August, 2025
Çifti anglez me dy fëmijë braktis taksinë dhe ecin përgjatë autostradës për të kapur fluturimin me avion për në Greqi

Çifti anglez me dy fëmijë braktis taksinë dhe ecin përgjatë autostradës për të kapur fluturimin me avion për në Greqi

28 August, 2025
Lëvizje surprizë në merkato, talenti gjerman që kërkohej me ngulm nga Bayerni transferohet për më shumë se 80 mln euro në Angli

Lëvizje surprizë në merkato, talenti gjerman që kërkohej me ngulm nga Bayerni transferohet për më shumë se 80 mln euro në Angli

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result