Kërcënon Ambasada ruse në Shkup: Evidentojmë incidentet rusofobe

albnews
By
1 Min Read

Ambasada ruse në Shkup ka dalë me një mesazh me ton kërcënues; do t’i evidentojmë të gjithë incidentet me elemente rusofobe.

Në Twitter, zyrat e përfaqësisë diplomatike ruse në Shkup thonë se: “Tërheqin vëmendjen për nivelin e paparë të rusofobisë në shumë vende të huaja në prapavijë të operacionit special ushtarak në Ukrainë.

Paralajmërojmë se të gjithë incidentet e këtilla do të evidentohen me kujdes”. Nga ambasada nuk sqarojnë se çfarë nënkupton ky mesazh drejtuar vendeve dhe qytetarëve.

Share This Article