Barcelona në vend të tretë, fiton me përmbysje ndaj Elches

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona po vazhdon me formën e mirë në La Liga, pasi sot mori edhe fitoren e tretë radhazi për t’u ngjitur në vendin e tretë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi në udhëtim te Elche, në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar në “Manuel Martinez Valero” përfundoi me rezultatin 1:2.

Katalunasit e fituan këtë ndeshje me përmbysje të rezultatit, falë golave të Ferran Torresit dhe Memphis Depayt në minutat 60 dhe 84.
Depay shënoi nga pika e bardhë.

Ndërkaq, për vendasit golin e shënoi Fidel në minutën e 45-të.
Barcelona tani me 48 pikë renditet e treta në tabelë, kurse Elche ndodhet në pozitën e 14-të me 29 pikë.

Share This Article