Të dhënat e fundit nga shërbimi i inteligjencës britanike, tregojnë se forcat ruse nuk kanë arritur të bëjnë progres në veri të Kievit, e duket se forcat ukrainase po kanë sukses në rrëzimit e aeroplanëve rusë.
“Luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në veriperëndim të Kievit, e forcat ruse nuk po arrijnë të bëjnë kurrfarë përparimi”, thuhet në raportin më të fundit të inteligjencës britanike, transmeton Telegrafi.
Madje thuhet se mbrojtja kundërajrore ukrainase ka bërë progres të madh kundër aeroplanëve luftarakë rusë – duke shtuar se po i parandalon të krijojnë një lloj kontrolli në qiell.
Megjithatë, Kharkiv, Cernihiv, Sumy dhe Mariupoli mbeten të rrethuara nga forcat ruse, dhe akoma po granatohen rëndë, thuhet për fund në raport.