Presidenti Vladimir Putin ka denoncuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë si “të paligjshme”.
Në një mbledhje qeveritare, Putin tha se qeveritë perëndimore po mashtronin popullin e tyre, ndërsa ata po ndëshkojnë financiarisht Moskën për inkursionin e saj në Ukrainë.
Ai tha se kërkesa është në rritje për disa gjëra, por ai nuk ka dyshim se këto probleme do të zgjidhen.
“Njerëzit do të kuptojnë se thjesht nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.
Ai më pas drejton gishtin drejt Perëndimit, duke thënë se ata
“U bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shtrëngojnë rripat dhe të veshin disa rroba të ngrohta dhe duke fajësuar sanksionet për përkeqësimin e situatës. Gjithçka po duket shumë e çuditshme”, tha ai.
Ai vazhdon të këmbëngulë se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve.
“Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara – mos na fajësoni neve.”
Ai tha se qeveria ruse mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia.
Ai thotë se Rusia mund të “fusë menaxhimin e jashtëm” të atyre bizneseve që mbyllin objektet e tyre të prodhimit, dhe më pas të dorëzojë këto ndërmarrje tek ata që janë të gatshëm të punojnë.
“Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë,” thotë ai.