Mbrëmje spektakli në Champions League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmjen e sotme do të kompletohen edhe grupi i 8 skuadrave çerekfinale të Çempions Ligë. Çelsi do të përpiqet që të menaxhojë fitoren e ndeshjes së parë 2-0 ndaj Lile dhe në Francë do të kërkojnë biletën e raundit tjetër.

Kampionët e Europës shkojnë me statusin e favoritit dhe duan që të mbajnë ritmin e sfidave të fundit. Kampionët në fuqi të Francës janë larg objektivit të sezonit të shkuar, teksa mbajnë vendin e gjashtë në kampionat. Megjithatë, Lil ka një ecuri të mirë në sfidat e fundit, pasi nuk pëson humbje prej 5 ndeshjeve duke mos pësuar asnjë gol.

Juventus niset favorite për të kaluar më tej ndaj Vijarealit. Pavarësisht barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, bardhezinjtë kërkojnë që të ruajnë ritmin e dueleve të fundit dhe për të vijuar rrugën drejt titullit që e synon prej kohësh. Edhe në kampin e Vijarealit atmosfera mbetet tepër e lartë. Spanjollët nuk kanë humbur në dy ndeshjet e fundit dhe këtë kërkojnë që ta bëjnë edhe në përballjen e sotme në Torino. Të dy sfidat nisin në orën 21:00.

Share This Article