Arsenal është gati të blindojë talentin Saka duke i katërfishuar pagën. Aktualisht 20-vjeçari merr 30 mijë paund në javë. Mirëpo, sipas asaj që raportohet, marrëveshja e re javore mund të shkojë deri në 125 mijë paund, duke i dhënë fund çdo spekulimi për një lëvizje të mundshme në merkaton e verës.
Futbollisti i kombëtares angleze konsiderohet nga tekniku Arteta si një nga talentet me premtues për të ardhmen kështu që topçinjtë janë treguar të gatshëm të bisedojnë me agjentin e lojtarit sapo të përfundoi sezoni.
Deri me tani, Saka është aktivizuar në 32 ndeshje ne total dhe ka qene protagonist i 10 golave.