Te Manchester United po mendojnë për trajnerin e ri. Ralf Rangnick do të mbajë detyrën deri në fund të këtij sezoni për të qenë më pas këshilltar i klubit.
Sipas mediave në Angli më i mundshmi është holandezi Erik ten Hag. Ai është ende nën kontratë me Ajax, por tek United e duan me ngulm.
Në rast të kundërt do të emërojnë Mauricio Pochettino, i cili është përfolur që do ta mbyllë në fund të sezonit me Paris Saint Germain dhe do të jetë i lirë të zgjedhje një tjetër ekip.
Lista e Manchester United ka edhe emrat e spanjollëve Julen Lopetegui dhe Luis Enrique, të cilët drejtojnë Sevilla dhe përfaqësuesen e Spanjës. Drejtuesit e Djajve të Kuq kanë ende kohë për të diskutuar me kandidatët që më pas të vijojnë me projektin e ri me synimin për tu rikthyer te trofetë.