ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse 6 hours ago
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 6 hours ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 7 hours ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 7 hours ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Joe Biden arrin në Bruksel për t’i dërguar një mesazh të qartë Putinit

albnews by albnews
24 March, 2022
in Bota
0
Joe Biden arrin në Bruksel për t’i dërguar një mesazh të qartë Putinit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Bruksel nga ku do t’i dërgojë porosi presidentit rus Vladimir Putin, në kohën kur Rusia ka hyrë në muajin e parë të fillimit të pushtimit të Ukrainës, ku aleanca Perëndimore sipas Bidenit është më e fuqishme se kurrë më parë – madje që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

RelatedPosts

Po na lexojnë mesazhet? Europa po hap derën e mbikëqyrjes digjitale me ChatControl

U zhduk 13 vite më parë, gjendet i braktisur avioni Boeing 737-200

Cilat shtete preken nga vendimi i Trump? SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

Është zbuluar axhenda e udhëtimit të Biden në kryeqytetin belg: dita e tij do të fillojë në mëngjes me samitin emergjent të NATO-s i përcjell nga një takim tjetër i i G7-ës, ku do t’i bashkohen përfaqësuesit e vendeve të BE në ndërtesën e Këshillit të Evropës.

Këto tri institucione tejet të rëndësishme do të bashkohen për të diskutuar për situatën brenda Ukrainës, ku avancimi i ushtrisë ruse ka ngecur e vdekjet e civilëve sa vijnë e po rriten.

Rrethimi i Mariupolit është dënuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa zyrtarë të Shteteve të Bashkuara e kanë përshkruar si “ferr dhe të tmerrshme”.

Biden ka paralajmëruar se Putin mund të përdorë armët biologjike dhe kimike për të përshpejtuar fushatën ushtarake – një skenar që do të hapte një kapitull të paparashikuar gjatë këtyre 30 ditëve luftime.

BE-ja tashmë po punon në një set të ri sanksionesh, nëse këto armë që janë të ndaluara për përdorim sipas ligjeve ndërkombëtare, vërtetohet se janë përdorur.

Vizita e Bidenit është paraparë të fuqizojë kundërpërgjigjen amerikane ndaj Rusisë, ku sipas këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ushtria ukrainase po i shkakton dëme të mëdha Rusisë dhe njëherit po forcon aleancën me Perëndimin.

“Jemi të përgatitur dhe përkushtuar për këtë për aq kohë sa do të ketë nevojë”, tha Sullivan gjatë një konference për media.

Shtëpia e Bardhë ka prezantuar së fundmi ndalesat sa i përket derivateve fosile ruse, sektori më fitimprurës i Kremlinit.

Ndërkaq në fillim të javës, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje të ngjashme sa i përket ndalimi të produkteve të naftës pasi që pati mosmarrëveshje mes vendeve anëtare.

Pra, mbetet të shihet nëse Biden do të sjellë temën e ndjeshme që ndau vendet anëtare sa i përket shumë ndalesave. Sapo që Biden të futet në Këshillin e Evropës, do të bëhet presidenti i parë amerikane të merr pjesë fizikisht në samitin e BE-së.

Ndërkaq liderët e G7-ës, ai i Kanadasë, Justin Trudeau, britanik Boris Johnson dhe ai japonez Fumio Kishida – nuk kanë pranë ndonjë ftesë që t’ju bashkohen – pavarësisht se kanë udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e G7-ës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

28 November, 2025
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result