Një vrapues në një gjysmë maratonë në Kaliforni theu një rekord botëror Guinness kur përfundoi garën për 2 orë e 19 minuta – derisa i shtynte pesënjakët e tij në një karrocë.
Sipas medieve të huaja, Chad Kempel kreu gjysmë maratonën e “Oakland Marathon” në Oakland të dielën, derisa shtynte një karrocë me pesë fëmijët e tij 4-vjeçarë.
“Ata thoshin: ‘Vrapo më shpejt babi!’ derisa unë po vdisja duke djersitur dhe thosha, ‘nuk e di nëse mund të shkoj më larg”, tha ai.
Kempel e përfundoi vrapimin e tij prej 21 kilometrave në 2 orë e 19 minuta, duke mposhtur objektin prej 2 orësh e 30 minuta të vendosur nga Guinness.
“Unë jam personi i parë që e bëj këtë, por kur je personi i parë që vendos një rekord, Guinness të jep një ndërprerje të caktuar dhe ata më dhanë një kohë prej 2 orë e 30 minuta”, tha Kempel.
Kempel vendosi më parë një rekord Guinness për aplikimin e një gare 10k dhe një maratonë të plotë derisa shtynte pesë fëmijët.
Ai tha se beson se ka mbaruar përpjekjet për të vendosur Rekordet Botërore Guinness, por ai po planifikon të bëjë më shumë gara në të ardhmen – dhe ai shpreson që fëmijët e tij të vrapojnë përkrahë tij.