Dy persona humbën jetën të premten pas një aksidenti tragjik me helikopter në Teksas. Momenti i rrëzimit të helikopterit u kap në kamera. Mjeti duket tërësisht i dalë jashtë kontrollit dhe pasi bën disa rrotullime në ajër, bie në tokë.
Helikopteri u rrëzua përpara një qendre tregtare në Rowlett, një periferi të Dallasit.
Autoritetet thanë se vetëm dy personat në bord humbën jetën dhe nuk pati të lënduar të tjerë.
Helikopteri, i modelit Robinson R-44 ishte i prodhuar në vitin 2016, por sipas ‘Los Angeles Times’ ka një histori të gjatë aksidentesh fatale.