Kanadaja është zotuar se mund të sigurojë mjaftueshëm naftë dhe gaz, për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale energjetike.
Çmimet e tyre janë rritur dukshëm si rezultat i furnizimeve ruse që janë zvogëluar si pasojë e pushtimit në Ukrainë.
E ministri kanadez i Resurseve Natyrore, Jonathan Wilkinson, tha se shumë vende janë të përkushtuara “t’i ndihmojnë me aq sa munden – duke folur për zëvendësimin e gazit dhe naftës ruse”.
Fuqia e katërt në botë e prodhimit të naftës, është e përkushtuar që të eksportojë 2000 mijë barela shtesë të naftës.