ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse 1 hour ago
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 2 hours ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 2 hours ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 2 hours ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Komisioni Europian kritikon disa vende anëtare: Mos i jepni rusëve pasaporta

albnews by albnews
28 March, 2022
in Bota
0
Komisioni Europian kritikon disa vende anëtare: Mos i jepni rusëve pasaporta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian kanë goditur rëndë jo vetëm ekonominë ruse, por edhe pasurinë personale të oligarkëve rusë afër Kremlinit.

Por disa prej tyre kanë arritur të shpëtojnë pjesë të pasurisë së tyre marramendëse për faktin se të paktën zyrtarisht, ata nuk janë më nënshtetas rusë.

RelatedPosts

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Ata kanë përfituar nga politika tejet liberale e disa vendeve të BE-së për dhënien e nënshtetësisë, e bazuar jo aq në vitet e rezidencës dhe të një përfshirje sociale të qartë në atë vend, por me paratë që sjell.

Është rasti i vendeve si Bullgaria, Qipro dhe Malta, ku të paktën këto të fundit nuk janë vetëm parajsa fiskale por edhe parajsa për ato që dëshirojnë të shndërrohen në qytetarë të BE-së në kohë të shpejtë, duke investuar disa qindra mijëra euro në atë shtet. “Pare xhepi” për oligarkë me asete që vlejnë miliarda euro, por tashmë tejet të rëndësishme për të mënjanuar sanksionet perëndimore dhe për të udhëtuar lirshëm.

Sot Komisioni Europian kanë kritikuar ashpër praktikën e këtyre vendeve, të cilësuar si “pasaportat e arta”, duke kërkuar kontrolle të forta.

Por fenomeni nuk është i thjesht për t’u kontrolluar, dhe monitoruar, sepse përtej vendeve të cituara, fenomeni duket sikur është më i gjerë sesa mendohet. Bëri bujë në këtë kuptim zbulimi se tashmë ish-pronari i Chelsea, miliarderi Roman Abramovic, kishte marrë nënshtetësi portugeze.

Në Maltë, nënshtetësia merret pas një investimi, pra me kapitale të ardhura jashtë vendit, rreth 690 mijë euro. Por kërkesa e ishullit që nënshtetasit e ri të banojnë në mënyrë efektive deri në 3 vite para se të marrin pasaportën e dëshiruar, nuk duket më e favorshmja për miliarderët lindorë.

Shumë më të lehtë e kanë me pasaportat bullgare, aty ku mjafton një investim 1 milion euro, dhe pasaporta mund të merret brenda vitit, madje sipas informacioneve të A2 CNN disa raste edhe më shpejt. Nuk ka asnjë obligim për të qëndruar në territor.

Nga të gjithë vendet, Qipro duket më i përshtatshmi për t’u shndërruar familjarisht në qytetarë të BE-së. Mjafton një investim 2 milion euro, si dhe 200 mijë euro donacion disa institucioneve shtetërore, dhe bëhesh qipriot, edhe pa shkelur në vend. Jo vetëm, por bashkëshortja dhe fëmijët shndërrohen automatikisht në nënshtetas, dhe nëse dëshirohet që edhe prindërit dhe ose vjehrri të kenë një pasaportë, mjafton një shumë 500 mijë euro për secilin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

28 November, 2025
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result