Një javë pas sulmeve të para në Ukrainë, Rusia nisi një ofensivë drejt Kievit. Një kolonë me mijëra tanke nga Bjellorusia kishte mbërritur rreth 60 km nga kryeqyteti ukrainas.
Ishin të shumta pamjet satelitore që tregonin këtë kolonë të pafund me mjete ushtarake. Më pas, ajo u bllokua.
Britanikja “The Guardian” shkruan se si ushtria e Zelensky ia doli ta ndalë këtë kolonë. Bëhet fjalë për ekip komandosh prej 30 pjesëtarësh të forcave speciale dhe një ekip pilotësh amatorë të dronëve që hodhën mikrobomba që çuditërisht kanë bërë “mrekullinë”.
Në operacion ndihmuan edhe dronët ushtarakë turq “Bayraktar”, por punën më të madhe e bënë pilotët e “Aerorozvidka” që u kujdesën për ndalimin e “Ushtrisë së Kuqe”.
Por kush janë këta pilotë? Është një organizatë e krijuar në korrik 2020 me qëllim që të ndihmojë forcat e mbrojtjes ukrainase.
Ata financohen përmes donacioneve të shumta dhe qëllimi i tyre është të mbledhin pilotët civilë të dronëve për t’i përdorur në betejë. Falë avionëve të tyre të aftë për të mbajtur mikrobomba prej rreth 1.5 kg ata janë në gjendje të japin goditje vdekjeprurëse.