Edi Rama është zënë ngushtë nga pyetja e bërë nga gazetarët. Njëra prej tyre, duke iu referuar arrestimeve të fundit për inceneratorët, ka thënë pyetur kryeministrin se a ndjen përgjegjësi pasi po krijohet një grup parlamentar në burg.
Rama iu përgjigj pyetjes duke thënë se nuk duhet të ndërpritet teksa është duke dhënë argumentimin e tij.
Gazetarja: Krijohet një grup parlamentar në burg kryeministër, nuk ndjeni përgjegjësi?
Rama: Ju dëgjova për respekt, mendoj që bëhen pyetjet, jepen përgjigjet dhe nuk ndërpritet tjetri kur jepen përgjigjet. Edhe njëherë unë qëndrova këtu për respekt dhe besoj që bëhen pyetjet, jepen përgjigjet dhe nuk ndërpritet tjetri. Është minimum jetik. Po jepja përgjigjen e një pyetje që m’u bë dhe u ndalova për të dhënë përgjigjen.
Kam nevojë të flas ende për etikën, apo ta lëmë dhe të flas për gjërat e tjera që kam për të thënë. Unë mendoj që të bëhet e para. Nuk ka përgjegjësi kolektive, zgjedhjet e njerëzve në jetë, zgjedhjet e njerëzve me të cilën vendos për të lidhur jetën, për të bërë një rrugë të caktuar në punë, zgjedhjet e njerëzve etj etj, bazohen në një sërë arsyesh dhe kriteresh e cila nuk prezumojnë për askënd, se kush zgjedh është përgjegjës nëse i zgjedhuri prej tij apo saj në një moment të caktuar të jetës së vet shkel ligjet.
Për këtë arsye zgjedhjet janë individuale. Sot që flasim përgjigja ime është si gjithmonë një përgjigje në parim. Në rastin konkret këtë se caktoni as ju e as unë, por drejtësia. Deri në momentin që drejtësia thotë fjalën e fundit, ata janë të pafajshëm, ata prezumohen të pafajshëm. Në diktaturë është ndryshe, bëhen gjyqe popullore, tribuna ku njerëzit sakatohen. Ndryshimi është që këtu sot për shkak të shumicës dhe partisë këtu që i bën nderë atyre që e votojnë dhe i bën nder vendit, kemi arritur në pikën ku nuk ka mburoja në rrugën e drejtësisë. Janë të ndara gjërat.
Nuk jam as prokuror e as gjykatës. Prokurori dhe gjykatësin e shoh që e bëjnë shumë. Ajo që them është kjo. Sot është një Shqipëri tjetër dhe do të jetë Shqipëri tjetër. Nuk duhet të çuditet askush. Nuk i komentoj vendimet që merr SPAK-u, prokuroria gjykata për një arsye themelore. Për mua qëndron misioni që kjo do të vazhdojë përpara nga kjo forcë gjigante. Mund të ketë kthime mbrapa, mund të ketë vendime të diskutueshme, këto janë të natyrshme në një proces zgjimi pas 500 vitesh padrejtësi. Këtu s’ka pasur asnjëherë drejtësi. Kjo është arsyeja që bini në kurth.
Gazetarja: Tu thuash shqiptarëve nuk di çfarë firmosni. Pas këtij episodi a do i shikoni ato që firmosni?
Rama: Ti e humbet sot të drejtën e përgjigjeve të mia për 60 ditët në vijim. Kalon në riedukim, e pabesueshme. Do shikoni shumë më tepër akoma. Do mbani rregull? Abuzim i bie se jam unë i bullizuari.