Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngjitje rekord, Shqipëria e 66-ta

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot është publikuar lista më e re dhe më e përditësuar e FIFA-s me renditjen e ekipeve kombëtare, pas ndeshje garuese dhe miqësore të muajit mars.

Nesër pritet të hidhet shorti për Kupën e Botës “Katar 2022” dhe ekipet kombëtare tashmë kanë mësuar renditjen e tyre në ranglistën e FIFA-s.

‘Top 10’ kësaj radhe ka pësuar ndryshime me Kombëtaren e Brazilit që ngjitet në vendin e parë Brazili, duke zhvendosur Belgjikën në pozitën e dytë, ndërsa ndryshimi tjetër është hyrja e Meksikës në dhjetëshe, duke e lënë Danimarkën jashtë.

Ndeshjet e marsit kanë qenë pozitive për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka marrë një fitore 5-0 ndaj Burkina Fasos dhe një barazim 1-1 me Zvicrën.

Kjo ka bërë që Dardanët të ngritën në një pozitë rekord, duke zënë vendin e 107-të me 1173.9 pikë.

Vendi më i mirë i Kosovës ndonjëherë ishte në muajin shtator të vitit 2021 dhe në muajin shkurt të 2022, pasi renditej në vendin e 109-të.

Për dallim nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozitë nga renditja e muajit shkurt, pas humbjes 2-1 nga Spanja dhe barazimit 0-0 me Gjeorgjinë në muajin mars.

Kombëtarja Shqiptare në renditjen e re të FIFA-s zë vendin e 66-të me 1371.86 pikë, ndërsa në muajin shkurt pati 1374.98 pikë në vendin e 65-të.

Share This Article