ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 39 minutes ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 54 minutes ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  59 minutes ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 1 hour ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Shkëmbimi i territoreve, Kurti: Shumë politikanë kanë rënë në kurthin e Vuçiç

albnews by albnews
3 September, 2019
in Albania, Kosova
0
Edhe Kurti kundër qeverisë Rama: Erdhi koha për pranverë shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sa i përket çështjes së territoreve të Kosovës, shumë politikanë kanë rënë në kurthin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Albin Kurti është i bindur se Vetëvendosje e ka rrugën e hapur dhe marshon e sigurt drejtë 6 tetorit.

RelatedPosts

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit

Në një intervistë për RTV Ora, Kurti  pret i qetë deri në shpalljen e rezultatit zgjedhor, pasi është i bindur se Vetëvendosje do të dal partia e parë, por se nevojitet dhe dikush për partner qeveritar.

“Sondazhet na nxjerrin të parët ne prej kur Mustafa është rizgjedhur kryetar për arsye se në atë kohën për shkak se fraksione të ndryshme brenda LDK besonin se njeriu i tyre do të bëhet. Tash na nxjerrin të parët.U bënë atëherë 12 parti  bashkë që të na ndalin tani ato janë shkapërderdhur dhe ne e kemi rrugën hapur. Nuk janë më”, tha ai.

Ai thotë se për fushatën po kujdeset jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në Tiranë.

“Po jemi të interesuar për të gjithë qytetarët nga Shqipëria që kanë edhe nënshtetësi të Kosovës, ose së paku njërin prind nga Kosova, ose kanë lindur vetë dhe nuk janë shtetas ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar me 6 tetor ku kjo situatë që e keni quajtur historike do të mund të bëhet e tillë me fitoren tonë.

Bashkatdhetarët tanë në mërgatë kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet në Kosovë, shumë nuk e dinë. Besojnë se nëse nuk janë nënshtetas nuk e kanë të drejtë. Komisioni  i Zgjedhjeve në Kosovë nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë për shkak se edhe na kanë penguar në amendimin e ligjit që do të mundësonte të votohej në Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës në botë. 

Ata e dinë se çfarë mund të gjejnë në ato kuti votimi.Edhe në Shqipëri ka shumë shqiptarë që vinë nga Kosova, pse jo të mos vinë të votojnë. 1/3 e popullsisë së Kosovës nuk janë më banorë të Kosovës për shkak se kanë emigruar për arsye politike dhe ekonomike në faza të ndryshme”, thotë ai.

Kreu i VV-së, Albin Kurti thotë se ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri për vendin.

“Kanë ndryshuar shumë gjëra në Kosovë, disa prej tyre për shkak të punës sonë, disa për shkak të mbrapshtive të pushtetit. Ne kemi ndryshuar për mirë dhe qytetarët na mbështesin si asnjëherë më parë. Në 2017 kemi dyfishuar votat tona, tani nuk kemi nevojë të dyfishohemi sërish për të fituar, mjafton të rritemi edhe një duzinë  për qindje (12%) për të hapur një kapitull të ri jo më me emigrim të rinjve por punësim, jo me defiçit tregtar por zëvendësim të importeve me shtim të eksportit, jo më me korrupsion dhe nepotizëm në institucione por me qeverisje të mirë dhe shtet zhvillimor. Tashmë ka ardhur koha dhe të gjithë kemi ndryshuar për të mirë”.

I bindur te fitorja, Kurti e ka gati edhe planin qeveritar, madje edhe zbulon se cili do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së tij.

“Një ndër vendimet e para që do të marrim është krijimi i fondit sovran për Republikën e Kosovës i cili ja merr ndërmarrjet publike qeverisë, nga 17 vetëm 3 operojnë pa humbje. Në anën tjetër ja merr Agjencisë Kosovare  të Privatizimit ndërmarrjet shoqërore. I vendos bashkë në këtë fond sovran, ndërpren privatizimin e egër dhe në vend të tij mund të shesim aksionet e këtyre ndërmarrjeve të ristrukturuara që kanë një kryeshef ekzekutiv, të marrim një vajzë ose djalë të re nga mërgata që ka përvojë në financat globale.Nuk mund ta bëjmë brenda natës, por brenda mandatit të parë me siguri. 

Ky kryeshef të jetë i lidhur drejtëpërdrejtë me Kuvendin dhe ti japë llogari. Ky fond sovran i kombinuar me Bankën Zhvillimore të Kosovës do të na nxjerrë nga kriza ekonomike.Në Kosovë interesi në depozita është 1%, kreditë e kamatave 7%. Kemi 3.2 miliardë euro depozita, kursime të kosovarëve. 10 banka, nga të cilat 8 janë të huaja dhe 3 prej të cilave kontrollojnë 3/4 e kapitalit bankar japin vetëm 2.7 miliardë euro kredi. Prodhuesit tanë janë përtokë, kanë marrë kredi që janë si fajde me letra në bankat komerciale. Banka Zhvillimore është e domosdoshme për të lehësuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që duke mos u rritur në Kosovë janë mikrondërmarrje. Duhet të dalim nga kurthi i mbijetesës për bizneset tona sepse nuk mund ti punësojmë të gjithë në zyra shteti”, sqaroi ai.

“I vetmi garancion në Kosovë që Partia Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë, është fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, s’ka garancion tjetër. Natyrisht që ne e preferojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës, por duhet ta shohim se kush po fiton aty prej deputetëve”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result