Ditën e shtunë, në orën 20:00, kampioni shqiptar i peshave të lehta, Florian Marku zbret sërish në ring, këtë herë në Newcastle për të luftuar kundër Chris Jenkins.
Por, sfida mes të dyve është nxehur shumë më parë se të dy boksierët t’i drejtohen ringut, teksa pasi përfunduan peshimin, Marku nisi t’i fliste kundërshtarit.
Këto janë lojëra psikologjike të cilat Marku i bën zakonisht pasi boksieri shqiptar e di mirë se ndeshja nis që jashtë ringut.
Në këtë rast, Jenkins nuk i duroi fjalët e Markut dhe vendosi ta provokonte duke i “dhuruar” një puthje, e cila bëri që shqiptari ta shtynte kundërshtarin ndërsa menjëherë u desh ndërhyrja e sigurisë të cilët bënë të mundur që shfaqja të shtyhet për ditën e nesërme dhe të mos konsumohej para kohe.