“Starstreak” raketa britanike në Ukrainë rrëzon helikopterin rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sistemi raketor më i avancuar i Britanisë raportohet të ketë rrëzuar një helikopter rus për herë të parë në Ukrainë, shkruan The Independent.

Britania furnizoi Ukrainën me sistemin raketor Starstreak në fillim të marsit, ndërsa   sulmi i Starstreak ndaj një helikopteri rus në rajonin e Luhanskut është konfirmuar nga ministria e mbrojtjes.

Ushtria Britanike tha se Starstreak është një “armë shumë e aftë e mbrojtjes ajrore” që është veçanërisht efektive kundër helikopterëve.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se “Starstreak” është një raketë që mund të hidhet nga ushtarët në terren, udhëton tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe mund të përdoret për të rrëzuar avionët e armikut që fluturojnë ulët.

Share This Article