Atentati te kthesa e Rinasit, ky është i riu i vrarë, ja çfarë dyshohet

albnews
By
1 Min Read

Tirana u trondit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së diel, pas një atentati të ndodhur në kthesën e Rinasit, ku u ekzekutua 37-vjeçari Iljaz Çali.

Mësohet se viktima në 2016 ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.

Atentati ka ndodhur rreth orës 10:30 të mbrëmjes, ndërsa siç sqaron policia autori/ët, kanë qëlluar në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte Iljaz Çali, i cili si pasojë e plumbave mbeti i pajetë.

Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm,  por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.

Dyshohet se atentati ka qenë për larje hesapesh.

Share This Article