ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 6 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 6 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  6 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  6 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zgjidhet kryesia e bordit të shoqatës shqiptaro-kanadeze në Kalgari

albnews by albnews
4 April, 2022
in Albania
0
Zgjidhet kryesia e bordit të shoqatës shqiptaro-kanadeze në Kalgari
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bordi i shoqatës “Albanian Canadian Association of Calgary” organizoi mbledhjen e përgjithshme me pjesmarrje të gjerë edhe nga komuniteti shqiptar në Kalgari.

Mbledhja u nis me një fjalim inkurajues nga ish kryetari i bordit z. Ilir Kuqi, i cili foli për objektivat e shoqatës, aktivitetet që ishin zhvilluar më parë por që fatkeqësisht u ndërprenë për shkak të pandemisë, arritjet si dhe pikësynimet për vazhdimësinë e shoqatës.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Më pas z. Saimir Budo informoi rreth buxhetit të shoqatës, i cili së bashku me atë të shkollës eshtë 42 660 dollarë në total. Vlerë e cila është arritur në rradhë të parë nga mbështetja financiare e komunitetit dhe në veçanti e donatorëve. Nga kjo shumë, 29 mijë dollarë janë në llogarinë e shoqatës dhe 8760 dollarë janë në llogarinë e shkollës. 80% e shpenzimeve të shkollës si qeraja, pagesat e mësueseve, etj mbulohen nga pagesat e prindëve ndërsa 20% nga shoqata nëpëmjet donacioneve që ka arritur të sigurojë, theksoi z. Budo. Ndërsa 4500 dollarë shoqata i ka siguruar nga pagesat për anëtarësimet shtoi ai.

Sipas statutit të shoqatës, mandati i një anëtari eshte dy vjet me mundesine e zgjatjes edhe dy vite të tjera.

Megjithatë Dr. Adriana Fishta Bejko sugjeroi që, meqënëse këto dy vite për arsye madhore si ajo e pandemisë dhe të pamundësisë për t’i përmbushur objektivat e vëna si ajo e blerjes së “Shtëpisë së Shqiptarit” të krijohet një amendament ku të parashikohet zgjatja e mandateve për shkak të kushteve të jashtzakonshme. Ky propozim u votua njëzëri nga të gjithë pjesmarrësit. Pavarësisht këtij ndryshimi, bordi i vjetër u shpërbë dhe pjestarët në mbledhje zgjodhën 9 anëtarë ku prej tyre:

1. Bledi Elshani, kryetar I shoqatës, I lindur dhe rritur në fshatin Piranë të Prizrenit, ka emigruar në Kanada për studime universitare në Universitetin e Windsor në degën e Bioteknologjisë. Bledi punon që prej 5 vitesh me “Enterprise Rent a Car” dhe tani është Account Executive për divizionin e Fleet ku i shërben provincës së Albertës dhe Saskatchewan. Bledi është një I ri patriot i cili e sheh si një detyrim moral ndaj rrënjëve e pasardhësve tanë angazhimin në shoqatë, ku qëllimi është të ruajmë gjuhën, kulturën, historinë, traditat.

2. Julia Bejko, nënkryetare, 22 vjeçe, lindur e rritur në Gjirokastër, prej 4 vitesh jeton në Kalgari dhe aktualisht studion për Administrim Biznesi në profiin kontabilitetit dhe Analizë Financiare në “Mount Royal University”. Julia është një vajzë mjaft aktive, sociale dhe përkushtohet maksimalisht në të gjitha angazhimet e saj. Ajo e pranoi me kënaqësi detyrën e nën-kryetares dhe siguron komunitetin që do kontribuojë maksimalisht për të arritur qëllimet dhe objektivat e përbashkëta.

3. Mimoza Luzha Fetiu, arkëtare e shoqatës, mandati i dytë, vien nga Gjakova ku ka studiar për laborante stomatologe ku dhe ka punuar për shtatë vite. Jeton prej 12 vitesh në Kanada, ka tre fëmijë, dhe aktualisht është e angazhuar me shoqatën dhe shkollën si arkëtare.

4. Danjela Lumani Bregasi, sekretare e shoqatës, ka përfunduar studimet për mësuesi në universitetin “Fan Noli” Korçë, Fakulteti i Mësuesisë, dega Anglisht. Ka ushtruar profesionin e mësueses për 9 vite në Korçë dhe që prej 3 vitesh jeton në Kalgari, ku punon si edukatore e fëmijërisë së hershme dhe ndërkohë ndjek studimet online për “Early Childhood Education” në “Lethbridge College”.

5. Arshi Kuburi, anëtar I shoqatës, mandati i dytë, vien nga qyteti i Tiranës, me origjinë nga Dibra, është sipërmarrës i suksesshëm në Kalgari dhe pasionin e tij për futbollin ka menduar ta vendosë në dispozicion të komunitetit duke krijuar kështu dy skuadra të suksesshme futbolli.

6. Denis Biturku, anëtar, vjen nga qyteti i Durrësit. Ka përvojë 20 vjeçare si Kontabilist i Prodhimit, specialist inxhinier the programesh kompjuterike dhe ka punuar për kompani të ndryshme nafte dhe gazi në Saskatchewan, Manitoba dhe British Columbia. Momentalisht është presidenti/pronari i “Softfield Systems (program kompjuterik për naftë&gaz për operatorët e fushës.

Ka përfunduar studimet te Universiteti Gjeologji Miniera, dega Inxhinieri Nafte, Tiranë. Diplomë për Kontabilitet, Toronto dhe Kontabilitet Prodhimi nga SAIT, Kalgari. Ka emigruar në Kanada që prej vitit 2003. Ka jetuar 4 vite në Toronto dhe që prej vitit 2008 jeton në Kalgari.

7.Marigona Morina, anëtare, është duke ndjekur studimet e doktoraturës në fushën e edukimit dhe është asistente hulumtuese në Universitetin e Kalgarit. Marigona është gjithashtu bashkëthemeluese e Qëndrës Kosovare për Mësim në Distancë (KCDE), ku aktualisht shërben edhe si drejtoreshë e programmait “Mësimdhënia Online në Nivelin e Duhur”. Më parë, Marigona ka punuar si mësuese e shkencave shoqërore në shkollën amerikane, Prishtina High School, instruktore e kurseve në Rochester Institute of Technology in Kosovo, die si trajnuese e mësimdhënësve në British Council.

8. Inda Piroli, anëtare, aktualisht punon në sektorin e shërbimit për klientin për ATB Financial Bank dhe është e apasionuar pas idesë së lirisë financiare dhe rolit që ajo luan në krijimin e barazisë gjinore dhe shëndeti të mirë mendor. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në “Canadian Mennonite University” për Shkenca Ekzakte të Përgjithshme në Winnipeg dhe ka pesë vite që jeton në Kanada. Lindur dhe rritur në Mal Milot të Kurbinit, Shqipëri. Ajo bëhet pjesë e shoqatës me dëshirën për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të shoqatës e për të krijuar mundësi për tema bisede të rëndësishme e të vështira në komunitetin shqiptar.

9. Ledio Alushi, anëtar, 20 vjeç, vjen nga qyteti i Tiranës. Ledio jeton prej 9 muajsh në Kalgari dhe është student në Universitetin e SAIT për degën Administrim Biznesi. Profesioni i Ledios është “Personal Trainer”, i konsideruar ndër më të mirët në Shqipëri, profesion i cili lidhet me trupin, formimin muskular dhe ruajtjen e një shëndeti sa më të mirë.

Ka kontribuar në “Outdoor Ambassador Tirana”, US Embassy Albania për dy vite me rradhë ku qëllimi ishte nxitja e të rinjve për t’u aktivizuar sa më shumë jashtë, në natyrë. Gjithashtu ka qenë aktiv pranë organizatës “New Vision Organisation”, program vullnetarizmi, jo fitimprurës në lidhje me zgjidhjen e problemeve të të rinjve në shoqërinë e sotme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result