Gjimnasti shqiptar me origjinë ruse, Matvei Petrov, vijon të na dhurojë medalje në specialitetin e kalit me doreza.
Në përfundim të World Cup Series të gjimnastikës, Petrov mori një medalje argjendi spektakolare, që për më shumë i siguron atij pjesëmarrjen në Botërorin e Gjimnastikës që do të zhvillohet në Liverpul të Britanisë së Madhe.
Në majin e vitit 2020, Petrov i dhuroi Shqipërisë medaljen e saj të parë të artë në kampionatin Europian të kësaj disipline olimpike, ndërkohë që në Lojërat Olimpike ishte i pafat duke mos arritur finalen.