Një skenë e pazakontë dhe shumë e ngjashme me ato të filmave romantik të Hollywood-it, është regjistruar në sheshin e Beogradit në Serbi.
Një vajzë dhe një djalë i ri janë regjistruar me kamerë amatore duke u grindur në qendrën e kryeqytetit të Serbisë, ku duket se nga pakënaqësia dhe “kërcënimi” se do ta braktisë e dashura, i riu fillon të vrapojë dhe në një moment pengohet dhe përfundon pranë një tramvaji.
Për fat të mirë shoferi i tramvajit reagon me kohë dhe e ndalë mjetin para se ta godasë të riun. E me të parë se çfarë ndodhi, e dashura vrapon pas tij për t’u siguruar se është mirë.
Megjithatë pasi largohen nga rruga, sërish vazhdojnë grindjen, por që sipas dëshmitarëve okularë ata në fund janë larguar të përqafuar.