Çdo klub europian nuk mund të përdori më shumë se 70% të të ardhurave të tyre për merkaton e transferimeve, rrogat e futbollistëve, si dhe komisionet e agjentëve.
Është ky rregulli i ri nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i cili u mblodh këtë të enjte për të miratuar ndryshimet e fundit në futbollin europian. Këto rregulla do të hyjnë në fuqi nga qershori i ardhshëm.
Qeveria e futbollit europian ka vendosur limite mbi paratë që një klub mund të përdori për transferimet dhe rrogat e lojtarëve kjo pasi klube me emër si PSG apo Manchester City, kanë përdorur potencialin financiar të pronarit të klubit, për të blerë futbollistët më të mirë në treg.
Ndërkaq UEFA u shpreh se do të ketë zero tolerancë për klubet me borxhe duke paralajmëruar dhe sanksione.