Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se ka biseduar me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias të Forumit Ekonomik të Delfit.
Kurti tha se me Dendias ka folur për nevojën që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Ndër të tjerash kanë biseduar edhe për sigurinë e Ballkanit pas agresionit rus në Ukrainë.
“Greqia i ka njohur dokumentet e Kosovës shumë kohë më parë dhe ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe mes vendeve dhe njerëzve tanë.
Në #DelphiForum fola me ministrin e jashtëm grek @NikosDendias mbi implikimet e sigurisë në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë dhe nevojën që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës”.