Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kongresi i Partisë Socialiste ishte si kongresi i mafias. “Ishte si një kongres i Cosa Nostra. Aty u caktuan killerët që do të lanin hesapet me kundërshtarët.
Aty u përzgjodh skrapi, ata të cilët kanë pasur ndonjë vërejtje apo dyshim, duke e quajtur SPAK-un, si SPAK-u i partisë, u gjetën të zhgënjyer, në mënyrë të përsëritur”, tha Berisha në konferencë për mediat.
“Edi Rama, kreu i organizatës, u deklaroi se SPAK është vepër e PS-së. Është fëmija i saj, pjellë e saj dhe këtë ta dijë Shqipëria dhe bota. Në diktaturë institucionet quheshin si “armë” të partisë dhe diktaturës së proletariatit.
Kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë “skap”-in e partisë. U tha se e do patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën. Kuvende të tilla edhe Partia e Punës ka zhvilluar në 1948, 1956 dhe në vitet 1970, por kaq të paskrupullt jo, përpiqej të maskonte diçka”.