Frikë në ndeshjen Pogradeci-Shkumbini, portieri humbet ndjenjat pas goditjes në kokë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portieri i Pogradecit, Herdis Alliu, ka ngrirë stadiumin në ndeshjen Pogradeci-Shkumbini të kësaj të shtune.

Kur luheshin vetëm pak minuta nga pjesa e parë, një prej sulmuesve të skuadrës mike goditi me këmbë në kokë portierin, duke e lënë pa ndjenja në fushë.

Për fatin e mirë ka qenë i menjëhershëm reagimi i stafit mjekësor të skuadrës liqenore që kanë arritur brenda pak minutash të normalizojnë situatën, çka është shoqëruar me duartrokitje jo vetëm nga tifozeria në shkallët e stadiumit por edhe nga lojtarët dhe stafet e të dyja ekipeve.

Sipas stafit mjekësor të ekipit pogradecar nga goditja lojtarit i është bllokuar frymëmarrja për shkak të gjuhës së futur brenda në rrugët e frymëmarrjes. Pas ndihmës të mjekësore portieri u përcoll për në spital.

Share This Article