Aeroporti i Baselit anulon fluturimet për në Prishtinë, bllokohen 300 udhëtarë

albnews
By
1 Min Read

Në aeroportin e Baselit shumë qytetarë, që kishin për të udhëtuar për në Prishtinë, janë kthyer pas pasi fluturimet janë anuluar pa paralajmërim në Euroaeroportin Basel-Mulhouse.

Avionët e tjerë për në Prishtinë ishin plot. Një tjetër fluturim nga kompania ajrore ALK (Boing B737-300), një kompani bullgare, dështoi.

Mbi 300 pasagjerë që kishin destinacion Prishtinën mbetën në pritje, raporton gazeta zvicerane Blick.

Njëri nga udhëtarët që mbeti në këtë aeroport ishte edhe M. Krasniqi, i cili tha se ka fëmijë që qajnë dhe pasagjerë që vazhdojnë të përpiqen të kontaktojnë me operatorin e tyre të fluturimit.

Aeroporti nuk dha asnjë arsye për anulimet.

Share This Article