Barcelona vazhdon të insistojë për Cesar Azpilicueta, të cilit i janë shtuar 12 muaj në marrëveshjen që i përfundonte këtë verë me Chelsea, pasi ka luajtur një sasi të caktuar ndeshjesh këtë sezon.
Kapiteni i kampionëve të Europës kishte nevojë të luante 30 ndeshje për të nxitur një rinovim automatik, dhe ky opsion u aktivizua pas finales së Botërorit për klube më 12 shkurt.
32-vjeçari spanjoll, i cili është pjesë e “Bluve të Londrës” prej vitit 2012, mund të luajë në çdo pozicion të repartit mbrojtës. Në Spanjë ka optimizëm në lidhje me firmën me Azpilicuetën.
Ky i fundit dëshiron të vijojë karrierën në “Camp Nou” me skuadrën katalanase sipas AS dhe së shpejti do të takohet me drejtuesit e klubit londinez për t’u bërë të qartë vendimin e largimit.
Tani është vetëm çështje kohe rikthimi i lojtarit në La Liga, teksa Xavi, i cili beson shumë tek eksperienca e madhe e mbrojtësit, shpreson ta ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm.