Rivalit të Florian Markut i vendosin pistoletën në kokë

albnews
By
1 Min Read

Ish-kampioni i botës në boks, Amir Khan, një nga emrat më të lakuar për t’u ndeshur edhe me Florian Markun në të ardhmen, ka rënë viktimë e një grabitjeje në qytezën Leyton të Anglisë. Në momentin kur njerëz të panjohur i kanë vendosur pistoletën në kokë, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë dhe 35-vjeçari rrëfen se arma e zjarrit iu drejtua në kokë nga dy persona që vodhën orën e tij të shtrenjtë. Khan, ish-kampion olimpik në vitin 2018 shton më tej se ai dhe bashkëshortja nuk kanë marrë asnjë lëndim dhe janë në gjendje shumë të mirë.

Policia e pranon se ka marrë një denoncim dhe po heton për ngjarjen duke theksuar se një burrë rreth të 30-ave bashkë me një person tjetër kreu grabitjen dhe u zhduk pa lënë shumë gjurmë.  

Share This Article