Ministria britanike e Mbrojtjes në dy raportet e fundit sa i përket situatës në Ukrainë, ka theksuar se trupat ruse në Mariupol po tregojnë një dimension të mossuksesit të tyre që të arrijnë qëllimet dhe se sulmet ruse në Donbas po bëhen çdo herë e më intensive.
Ata theksojnë se granatimet ruse dhe sulmet në Donbas përgjatë linjës së frontit po forcohen, por që ukrainasit po ndalin tentimet e shumta të rusëve që të avancojnë tutje.
“Luftimet në Donbas janë më intensive derisa forcat ruse këmbëngulin të thyejnë mbrojtjen ukrainase”, thuhet ndër tjera në raport.
Britanikët konsiderojnë se paaftësia e Rusisë që ta thyej mbrojtjen në Mariupol dhe sulmet e tyre jo-selektive që kanë shkaktuar dëme në civilë, është treguesi më i mirë i mos-suksesit të vazhdueshëm që të arrijnë qëllimet.
“Sfidë për Rusinë që të avancojë po ndodh si rezultat i ndryshimeve klimatike, logjistike dhe teknike që deri më tani ishin problem i madh për rusët. Mbrojtja ukrainase e motivuar për mbrojtje të atdheut, po i pamundëson rusëve avancimin”, thuhet ndër tjera.
Nga kjo ministri akoma pretendojnë se sulmet precize të aviacionit rus akoma janë të munduara në mbarë Ukrainën.