Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut para 29 vitesh.
Kreu i shtetit tha se sot me konsideratë të lartë kujtojmë të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi.
“Para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve shumicë. Sot, me konsideratë të lartë kujtojmë të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi”, shkroi Thaçi