Cristiano poston foton e vajzës së porsalindur, pas vdekjes tragjike të binjakut tjetër

albnews
By
1 Min Read

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë postuar në Instagram foton e parë të vajzës së tyre të porsalindur, disa ditë pasi njoftoi se vëllai binjak i vogëlushes humbi jetën gjatë lindjes.

Në foto, portugezi 37-vjeçar shihet me vogëlushen në duar, pranë partneres së tij, bashkë me 4 fëmijët e tyre.

Sulmuesi i Manchester United shkruan:

‘Shtëpi, e ëmbla shtëpi. Gio dhe vogëlushja jonë më në fund u bashkuan me ne.

Duam të falenderojmë të gjithë për fjalët e mira. Mbështetja juaj ka qenë shumë e rëndësishme dhe ne e ndjejmë dashurinë dhe respektin karshi familjes sonë.

Tani është koha që të jemi mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë’.

Share This Article