Franca po dërgon obus vetëlëvizës Caesar të prodhimit francez, armë me rreze të gjatë, në Ukrainë deri në fund të muajit, konfirmoi të premten Pallati Elysee.
Në një intervistë me median franceze, Ouest-France të premten, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi ‘po shpërndante pajisje të konsiderueshme dhe disa lloje armësh duke përfshirë Milan dhe Ceaser’.
‘Mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Gjithmonë duhet të kemi një vijë të kuqe, e cila është të mos jesh bashkëpjesëmarrës në luftë’, shtoi presidenti francez, raporton cnn.