Pasi votoi për zgjedhjen e kryetarit në degën numër 2, në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të paprecedentë vendimin e gjyqtares Blerina Muça për pranimin e ankesës së Enkelejd Alibeajt mbi statutit e 11 dhjetorit.
“Një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon çdo imagjinatë në një presion të tmerrshëm. Një njeri që ka minimumin e karakterit nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë se ne nuk ishim palë por tani ajo shpalli atë që nuk ishte palë në mënyrë absolute. Në aktin më të shëmtuar të CV-së saj. Sidoqoftë ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.
Berisha foli sërish për ndërhyrjen e Yuri Kim në sistemin e drejtësisë, teksa paralajmëroi se do të njoftojë SHBA-të për vendimin e saj.
“Nuk besoj kurrë se ky është një orientim e parim i vendit të saj të madh të lirisë. Ky është akt individual që ne do të informojmë me hollësi autoritete e SHBA-së”, u shpreh Berisha.