“100 eurot e Kurtit, lëmoshë për qytetarët”, ekspertët: Masa e qeverisë jo efektive, të ulet TVSH për ushqimet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ashtuquajtura Pakoja e Ringjalljes Ekonomike e qeverisë Kurti përmes 100 eurove për pensionistët, studentët dhe punonjësit publikë e privatë është lëmoshë krahasuar me  inflacionin stratosferik.

Ekspertët ekonomikë sugjerojnë uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore si zgjidhjen më efektive.

100 eurot e ndara nga qeveria e Albin Kurtit për pensionistët, punëtorët privatë e publikë dhe studentët janë një ndihmë afatshkurtër dhe jo një zgjidhje afatgjate e problemeve të tyre.

Kështu kanë vlerësuar profesorët e ekonomisë në Kosovë, të cilët kërkojnë nga qeveria ndryshime të politikave fiskale, përfshirë uljen e akcizës së naftës dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës Nagip Skënderi thotë se shtesa prej 100 eurosh është lëmoshë për qytetarët ndërkohë që inflacioni ka kapur shifrën e 10%.

Ndërsa për profesorin universitar Muhamet Sadiku masa e qeverisë Kurti nuk ka miratimin e qytetarëve.

Zgjidhja sipas tij do të ishte vetëm ulja e TVSH-së për produktet e shportës.

Pensionistët në Kosovë kanë marrë më 15 prill nga 100 euro shtesë, punëtorët e sektorit privat pritet t’i marrin me pagën e muajt prill deri në fund të këtij muaj, ndërsa të enjten është hapur aplikimi online për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Share This Article