ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin 8 hours ago
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës 8 hours ago
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet 8 hours ago
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave 8 hours ago
Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjithçka që Elon Musk dëshiron të ndryshojë në Twitter

albnews by albnews
25 April, 2022
in Bota
0
Gjithçka që Elon Musk dëshiron të ndryshojë në Twitter
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kompania Twitter ka bërë të ditur të hënën se ka pranuar ofertën e Elon Musk.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Musk do të paguajë 54.20 dollarë për aksion për Twitter, që përputhet me ofertën e tij origjinale, në total 44 miliardë dollarë.

RelatedPosts

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës

Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës: Më njohu

Marrëveshja – që pritet të mbyllet gjatë vitit 2022 – erdhi me gjithë faktin se Bordi i Twitter fillimisht i rezistoi përpjekjes së Musk për të blerë kompaninë.

Marrëveshja nuk pritet të përballet me një shqyrtim serioz nga autoritetet amerikane të konkurrencës sepse interesat kryesore të biznesit të Musk – një kompani e makinave elektrike, biznesi i raketave SpaceX dhe firma Boring Company – nuk konkurrojnë me Twitter.

Një gjë e tillë e vendos shefin ekzekutiv të Tesla-s në krye të një kompanie me 217 milionë përdorues dhe një rol me ndikim në formësimin e agjendës politike dhe mediatike në të dy anët e Atlantikut.

Në këtë kontekst, edhe pse nuk ka pranuar të bëjë një koment të drejtpërdrejtë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Joe Biden ka qenë prej kohësh i shqetësuar për fuqinë e platformave të mediave sociale.

“Shqetësimet tona nuk janë të reja”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke shtuar se platformat duhet të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen e tyre, përcjell Telegrafi.

“Presidenti ka folur gjatë për shqetësimet e tij në lidhje me fuqinë e platformave të mediave sociale, duke përfshirë Twitter dhe të tjera, për të përhapur dezinformata”, ka thënë ajo, duke shtuar se megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk do të komentonte një transaksion individual.

Sidoqoftë, ky vlerësohet një zhvillim dramatik sidomos për miliarderin teksa ai kërkon të zhbllokojë “potencialin e jashtëzakonshëm” të rrjetit social.

Por çfarë mund të nënkuptojë kjo?

Para se të njoftonte se kishte bërë një ofertë për Twitter, Musk kishte folur për gjërat që do të dëshironte të ndryshonte në lidhje me platformën e mediave sociale, nga shtimi i një butoni redaktimi deri te kufizimi i moderimit të përmbajtjes, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, Musk kishte vënë në dukje mungesën e një butoni redaktimi në platformën e mediave sociale në një postim në Twitter të vitit 2019: “Ku është funksioni i redaktimit kur të nevojitet vërtet!”, kishte shkruar ai.

Më pas në prill të vitit 2022, Musk anketoi ndjekësit e tij nëse do të dëshironin një buton modifikimi. Rreth 74% e më shumë se 4.4 milionë të anketuarve votuan me “po”.

Do you want an edit button?

— Elon Musk (@elonmusk) April 5, 2022

Vlen të përmendet se Twitter konfirmoi pas sondazhit se po punon në një buton redaktimi, duke shtuar, “Jo, ne nuk e morëm idenë nga një sondazh”.

Musk ka sugjeruar gjithashtu lejimin e postimeve të gjata në Twitter.

Twitter ka një kufi prej 280 karakteresh. Kompania e shtoi këtë numër nga 140 karaktere sa kishte deri në vitin 2017.

Musk ka thënë se është i shqetësuar për paragjykimet që janë të qenësishme për algoritmin e Twitter-të cilin ai tha se do ta zgjidhte me një “algoritëm me burim të hapur”.

I’m worried about de facto bias in “the Twitter algorithm” having a major effect on public discourse.

How do we know what’s really happening?

— Elon Musk (@elonmusk) March 24, 2022

Në fund të marsit 2022, ai shkroi në Twitter: “Jam i shqetësuar për paragjykimet de facto në ‘algoritmin e Twitter’ që ka një efekt të madh në diskursin publik. Si e dimë se çfarë po ndodh në të vërtetë?”.

Për këtë, Musk anketoi ndjekësit e tij nëse ata do të mbështesnin një algoritëm të tillë. Rreth 83% e më shumë se 1.1 milion të anketuarve ishin “pro”.

Musk ka përshkruar edhe vizionin e tij të fjalës së lirë për Twitter.

Ai tha në konferencën TED2022 se mendon se Twitter nuk duhet të rregullojë përmbajtjen përtej asaj që kërkohet nga ligjet e vendeve ku operon.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

25 November, 2025
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

25 November, 2025
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

25 November, 2025
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result