Liga e Europës ka mbyllur sfidat e para gjysmëfinale, ku gjermanët ishin ata që dolën triumfues. Frankfurti arriti një fitore të rëndësishme në Angli përballë Uest Hemit me shifrat 1-2.
Gjithsesi çdo gjë mbetet ende e hapur dhe në Gjermani anglezët do të luajnë për çdo gjë.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Lajpcig mori një fitore të rëndësishme në minutat e fundit përballë Rejnxhërsit, me një supergol të shënuar nga Anxhelino.
Por edhe këtu çdo gjë mbetet e hapur, me sfidën e kthimit në Skoci që pritet të dhurojë shumë.