Përfundojnë dy sfidat gjysmëfinaliste në UEFA Conference League. Feyenoord-i arriti të merrte fitoren përballë Marseille-s. Leicester-i dhe Roma u ndan në barazim.
Në takimin e mbajtur në Holand mes Feyenoord-it dhe Marseille-s vendasit shënuan dy gola para se të barazoheshin përkohësisht.
Cyriel Dessers dhe Luis Sinisterra ishin autorët te golat e vendasve. Ahmadou Bamba Dieng dhe Gerson iu përgjigjën golave të vendasve, duke mbyllur dhe pjesën e parë në barazim 2-2.
Në pjesën e dytë, Feyenoord-i do të realizonte golin e fitores me anë të Dessers. Me nigerianin që kompletoi dopietën personale.
Në takimin e mbajtur në Angli mes Leicester-it dhe Roma-s, skuadrat u ndan në barazim 1-1.
Ishin italianët që kaluan të parët në avantazh me anë të kapitenit, Lorenzo Pellegrini, në pjesën e parë të takimit. Vendasit do të përgjigjeshin në pjesën e dytë me golin e Ademola Lookman.
Me rezultatet e arritura në dy sfidat gjithçka mbetet e hapur për ndeshjet e kthimit. Kjo e ndikuar dhe nga heqja e rregullit të golit në fushën kundërshtare.
Sfidat e kthimit do të luhen më 5 maj. Roma pret Leicester-in në “Olimpico” dhe Marseille përballet në Francë me Feyenoord-in, për të mësuar dy skuadrat që do të mbërrijnë në finalen e “Air Albania”.