Rusia dhe Ukraina janë dy nga shtetet që prodhojnë sasi të mëdha drithi, duke qenë edhe eksportuesit më të mëdhenj në botë.
Por ndërsa lufta është duke vijuar dhe eksportet janë bllokuar, Ukraina ka akuzuar së fundmi Rusinë se ka vjedhur me mijëra tonë drithë në zonat e pushtuara. Akuzat janë ngritur nga zëvendësministri ukrainas i Bujqësisë, Taras Vysotskiy.
Nisja e ofensivës ruse në Ukrainë u shoqërua menjëherë me një rritje të çmimit të drithërave në mbarë botën si pasojë e bllokimit të eksporteve në këto shtete, ndërsa është shpesh është folur edhe për një krizë në treg.