Policia amerikane ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për një të burgosur të arratisur, i cili akuzohet për vrasje, por edhe për një gardiane të zhdukur bashkë me të.
Casey White dhe efektivja Vicki White u panë për herë të fundit të premten janë mëngjes në zyrën e Sherifit në Lauderdale, Alabama. Gardianja tha se po e dërgonte të burgosurin për vlerësim psikologjik, por më pas kolegët kuptuan se takimi nuk ishte i programuar.
Autoritetet po hetjnë nse zonja White ka bashkëpunuar me të arratisurin, apo është marrë peng prej tij. Pavarësisht mbiemrit të njëjtë, ata nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Autoritetet thonë se Casew White duhet të konsiderohet si “i armatosur dhe tepër i rrezikshëm”, sepse mund të ketë arritur të marrë edhe armën e efektives.
Mbi 38-vjeçarin White rëndojnë dy akuza për vrasje, pasi në shtator 2020 goditi me thikë 58-vjeçaren Connie Ridgeway. Sipas Zyrës së Marshallëve, ai i ka pranuar akuzat dhe po priste nisjen e gjykimit të çështjes, ku me siguri do të shpallej fajtor.