Rusia jashtë futbollit europian, Uefa e përjashton nga çdo kompeticion

albnews
By
1 Min Read

UEFA ka vendosur të përjashtojë Rusinë nga kompeticionet e mëdha Europiane edhe për sezonin 2022-2023.

Klubet ruse nuk do të marrin pjesë ne Ligën e Kampionëve apo Ligën e Europës.

Në vendimin e UEFA parashikohet edhe përjashtimi i kombëtares së femrave nga Euro 2022 ndërsa Rusisë i hiqet e drejta për të kandiduar si vend organizator i Euro 2028 dhe 2032.

Largimi i Rusisë nga kompeticionet, përfshi edhe Ligën e Kombeve, do të thotë një mundësi më tepër për Shqipërinë, e cila ndodhej në Grupin B së bashku me Islandën dhe Izraelin.

Nëse kuqezinjtë e mbyllin garën në vendin e parë, kalojnë në divizionin A duke rritur shanset e kualifikimit në Kampionatin Europian.

Share This Article