Blinken infektohet me koronavirus, a u takua me Biden ditëve të fundit?

albnews
By
1 Min Read

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, të mërkurën ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe është izoluar në shtëpi.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se Blinken është plotësisht i vaksinuar dhe po përjeton simptoma të lehta.

Ai rezultoi negativ të mërkurën në mëngjes përpara se të dilte pozitiv.

 “Blinken nuk e ka parë Bidenin “personalisht për disa ditë dhe presidenti nuk konsiderohet të ketë pasur kontakt të ngushtë sipas udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e DASH-it.

Share This Article