Jose Mourinho dhe Roma vijnë në Tiranë, ku në Arenën Kombëtare do të përballen me holandezët e Feyenoord, që barazuan me Marseille 0-0.
Në Olimpico të Romës, verdhekuqtë italianë të shtyrë nga 70 mijë tifozë mposhtën me rezultatin 1-0 anglezët e Leicester, falë golit të shënuar në minutën e 11-të pikërisht nga një britanik, Tammy Abraham me një goditje me kokë spektakolare.
Goli i Romës ishte edhe një nga rastet e pakta të ndeshjes, që u zhvillua më së shumti në ekuilibër midis palëve.
Ndërkohë, në Marsejë francezët nuk arrijnë të mposhtin holandezët e Feyenoord, që arrijnë barazimin që i vlen finalen e Tiranës.