Shpërthim në një anije në Stamboll

albnews
By
1 Min Read

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një anije në Stamboll.

Mediat në Turqi kanë raportuar ngjarjen, ndërsa shkaqet ende janë të paqarta.

Deri tani raportohet për të paktën 5 persona të plagosur në anijen që ndodhej në kantierin e Tuzla-s.

Sipas mediave turke, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e rrjedhjes së dioksidit të karbonit gjatë punimeve për riparimin e anijes.

Share This Article