Një fëmijë ka rënë në ujin e Lumbardhit në Pejë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:45, tek Ura e ‘Milet Bahçes’.
Ka qenë ndërhyrja e shpejt e qytetarëve dhe më pas intervenimi i brigadës së zjarrëfikësve që kanë ndërhyrë për ta shpëtuar.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Autoambulanca.
Fëmija është nxjerrë me sukses nga dallgët e ujit, falë ndërhyrjes së shpejt të një qytetari hero, i cili është hedhur në ujë për ta shpëtuar.
Fatkeqesisht gjate ndihmes, ai ka thyer këmbën e tij.
Dëshmitarë të rastit thanë se fëmija ka qenë duke lozur në qendër të qytetit.
Nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe as gjendja e përgjithshme shëndetësore e fëmijës./Njeshi/